Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha më 4 nëntor se bllokada politike kishte frenuar reformat dhe përparimin për një vit e gjysmë.
«Reformat dhe përparimi kanë ngecur, kryesisht për shkak të bllokadës politike, e cila në thelb i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur», tha Terras. Ai foli në Komitetin për Punë të Jashtme, ku komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, prezantoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.
Terras tha se Kosova tashmë ka zgjedhur dhe vënë në funksion Kuvendin, qeverinë dhe presidentin, dhe shprehu shpresën për më shumë stabilitet. Ai kërkoi rifillimin e dialogut Prishtinë–Beograd dhe angazhim të Komisionit Evropian për ta mbështetur Kosovën si partnere të barabartë.
“Reformat dhe përparimi kanë ngecur, kryesisht për shkak të bllokadës politike, e cila në thelb i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur.”




