Aktivistja Liridona Sijarina tha të enjten se protestueset do të vazhdojnë protestat derisa të marrin përgjigje konkrete për rastin e Arlinda Zekajt, pas takimit me përfaqësues të Prokurorisë.
Sijarina tha se kërkuan trajtim urgjent të rastit të Zekajt dhe të rasteve të femicidit, si dhe veprime konkrete nga institucionet. Ajo kërkoi që brenda sistemit të drejtësisë të mos ketë persona të paprekshëm.
«Një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe tutje, përderisa nuk marrim përgjigje konkrete nga secili institucion», tha Sijarina.
“Ne nuk kemi për t’u tërhequr dhe nuk kemi për ta pushuar angazhimin derisa t’i shohim të gjithë aktorët që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes, jo vetëm të pushuar nga puna, por edhe të burgosur”
Sipas saj, protestueset bllokuan hyrjen e institucionit më 4 nëntor, çka çoi në takimin e së enjtes. Ajo tha se për të shtunën, 7 nëntor, në orën 12:00 është thirrur protestë kombëtare.




