Policia e Kosovës nxori të dielën një automjet nga liqeni i Ujmanit, në një operacion që nisi rreth orës 10:00 dhe përfundoi në 12:40.
Në operacion morën pjesë njësitë NJSO, NJRSH dhe NJNSH, Ekipi Nacional i Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes Trepça. Pas nxjerrjes, automjeti iu dorëzua pronarit legjitim, njoftoi Policia.
Pronari kishte raportuar më 14 tetor 2025 se automjeti, i parkuar jashtë rrugës pranë liqenit, kishte rënë në ujë në rrethana të paqarta.
“Pas nxjerrjes se automjetit i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim”




