Policia Rajonale e Gjilanit shqiptoi 1.498 gjoba për kundërvajtje në trafik nga 30 tetori deri më 5 nëntor 2026.

Gjatë kësaj periudhe, policia hetoi shtatë aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me persona të lënduar.

Për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes u gjobitën 41 shoferë, ndërsa po aq u ndëshkuan për mosvendosjen e rripit të sigurisë. 38 shoferëve iu shqiptua masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Policia u bëri thirrje shoferëve të respektojnë rregullat, të ulin shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurisë dhe të kenë kujdes ndaj këmbësorëve.