Policia arrestoi në Obiliq një burrë të dyshuar, pasi një grua tha se ishte kanosur me mjet të mprehtë.

Rasti ndodhi më 8 nëntor, në orën 15:50. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gruaja nuk pranoi tretman mjekësor.

«Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje», thuhet në raportin e Policisë.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”
— raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës