Dy burra kosovarë u arrestuan në Pejë të dielën pasi fyen një grua në një lokal dhe më pas tre zyrtarë policorë, sipas Policisë së Kosovës.

Rasti ndodhi rreth orës 06:54. Gjatë arrestimit u lënduan njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor, të cilët morën tretman mjekësor.

«Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor», thuhet në raportin e Policisë.

“Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”
— Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës

Gjatë transportimit për në stacion, i dyshuari tjetër i kanosi zyrtarët policorë. Sipas Policisë, të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit dhe, me vendim të prokurorit, u dërguan në mbajtje.