Një kontroll në banesën e një personi të dyshuar në Dubovë të Madhe të Pejës përfundoi me sekuestrimin e një pistolete të modifikuar dhe ndalimin e personit për 48 orë.

Kontrolli u zhvillua më 8 nëntor, rreth orës 13:05. Sipas njoftimit të Policisë, u gjetën edhe një karikator dhe tre fishekë.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu rreth 300 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, një peshore dhe disa qese që dyshohet se përdoreshin për paketim. Natyra e substancës nuk është konfirmuar.

Personi u arrestua dhe, pas intervistimit, u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit. Policia tha se veprimet u kryen në koordinim me Prokurorinë dhe se hetimet po vazhdojnë.