Ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane nuk pritet ta prekin drejtpërdrejt KFOR-in, por mund të sjellin sfida për perspektivën e Kosovës në NATO dhe lidhjet e sigurisë me SHBA-në, vlerësoi ish-zyrtari i lartë i NATO-s Jamie Shea.
Shea tha se përpjekjet e Rusisë për të penguar zgjerimin e NATO-s dhe për të kufizuar praninë ushtarake amerikane në Evropë mund të kenë rëndësi për Kosovën. I pyetur nëse ndryshimet mund të ndikojnë në misionin e NATO-s në Kosovë, ai tha: «Nuk do të mendoja se po».
KFOR-i vepron mbi bazën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar më 1999 edhe me votën e Rusisë. «Moska e vlerëson faktin që KFOR-i është atje kryesisht për të mbrojtur komunitetin serb të Kosovës», tha Shea.
“Nuk do të mendoja se po”
Jared Kushner, i dërguari i presidentit Donald Trump, paraqiti propozimin amerikan për sigurinë evropiane më 5 nëntor. Ai synon konsultime për sigurinë, komunikim në raste krizash, transparencë ushtarake dhe ulje të rrezikut të përshkallëzimit. Bisedimet e planifikuara mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë pritet të mbahen më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi.




