Një incident në një lokal në Pejë përfundoi me arrestimin e dy burrave dhe lëndimin e një zyrtari policor e njërit prej të dyshuarve, sipas raportit të Policisë së Kosovës. Ngjarja ndodhi të dielën, më 8 nëntor, në mëngjes.

Sipas raportit, burrat fillimisht fyen një grua në lokal, pastaj tre zyrtarët policorë që ndërhynë. Të dy ishin nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë arrestimit u lënduan një polic dhe njëri nga të dyshuarit, të cilëve iu dha ndihmë mjekësore. Njëri nga burrat kërcënoi zyrtarët policorë gjatë transportimit për në stacion.

Pas marrjes në pyetje, me urdhër të prokurorit u caktua ndalimi i të dyshuarve. Rasti u regjistrua si kanosje ndaj personit zyrtar.

Incidenti iu raportua Policisë të dielën në mbrëmje. Detajet nuk janë konfirmuar nga një burim i dytë i pavarur.