Një pjesë e depos në bodrumin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë u përfshi nga zjarri të hënën, por zjarrfikësit e lokalizuan atë dhe penguan përhapjen në pjesë të tjera të objektit.
Ekipet u njoftuan për zjarrin rreth orës 02:20 dhe dolën në vendngjarje, sipas Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë.
«Falë reagimit të shpejtë dhe intervenimit profesional, zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit dhe dëmet e mundshme më të mëdha», njoftoi Njësia. Shkaku i zjarrit dhe dëmet e shkaktuara nuk janë bërë të ditura.
“Falë reagimit të shpejtë dhe intervenimit profesional, zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit dhe dëmet e mundshme më të mëdha”




