Grupi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të drejtohet nga asamblisti i PDK-së Plator Gërdovci, i cili e njoftoi zgjedhjen të premten.
«Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jam zgjedhur Shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës», shkroi Gërdovci në Facebook. Ai falënderoi kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismailin, dhe kolegët asamblistë për besimin.
PDK-ja ka 12 asamblistë në kuvendin komunal dhe është pjesë e koalicionit qeverisës me LDK-në dhe subjekte të tjera.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jam zgjedhur Shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.”




