Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha të enjten se komisioni i ministrisë ia paraqet vendimet për lëvizjet diplomatike, të cilat ai i nënshkruan.

«Nuk merrem me emra të përveçëm, ato i bën një komision i pavarur brenda MPJ-së, domethënë i kemi bërë 54 lëvizje, ata m’i sjellin, unë vetëm i nënshkruaj», tha Konjufca. Ai tha se ministria ka bërë 54 lëvizje.

I pyetur nëse është shfuqizuar vendimi 113/2024, që ndalonte punësimin e familjarëve të pushtetarëve në diplomaci, Konjufca nuk dha përgjigje.

“Nuk merrem me emra të përveçëm, ato i bën një komision i pavarur brenda MPJ-së, domethënë i kemi bërë 54 lëvizje, ata m’i sjellin, unë vetëm i nënshkruaj”
— Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës