Koha e kufizuar dhe çështjet financiare e institucionale janë sfida për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, tha më 6 nëntor këshilltari për Lojërat, Vllaznim Osmani.

Në emisionin “FIVE”, Osmani tha se përgatitjet kishin nisur më shumë se një vit më parë. Sipas tij, komiteti tranzitor organizativ ka përzgjedhur logon, krijuar ueb-faqen dhe hartuar masterplanin.

«Problemi i vetëm është koha, meqë nuk kemi shumë kohë», tha Osmani. Ai përmendi gjithashtu nevojën për koordinim ndërinstitucional, përmbushjen e obligimeve ndaj pronarëve të eventit dhe përgatitje të detajuara për secilin projekt.

“Problemi i vetëm është koha, meqë nuk kemi shumë kohë.”
— Vllaznim Osmani, këshilltar për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”