Në Gjykatën e Prishtinës nuk u zhvillua më 3 nëntor seanca për katër të akuzuarit, pasi mungoi mbrojtësja e njërit prej tyre.
Gjyqtari Rrahman Beqiri tha se avokatja e E.L., Arbenita Aliu, kishte njoftuar gjykatën se mungonte për arsye shëndetësore dhe kishte dërguar raporte mjekësore. Seanca e radhës u caktua për një datë tjetër.
Sipas aktakuzës, F.C. dhe B.B. akuzohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe trafikim me njerëz. B.B. akuzohet edhe për vepra që lidhen me narkotikë, ndërsa L.J. dhe E.L. për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit dhe grabitje.
Të katër të pandehurit nuk e kanë pranuar fajësinë.




