Gazetari kosovar Leart Hoxha përfundoi programin IVLP të Departamentit Amerikan të Shtetit pas vizitës në tri qytete të SHBA-së, njoftoi Ambasada amerikane.
Hoxha ishte pjesë e një grupi profesionistësh nga më shumë se 20 shtete evropiane. Gjatë qëndrimit në Washington, Kansas City dhe Colorado Springs, ai takoi zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, përfaqësues të Kongresit, ekspertë kërkimorë dhe gazetarë amerikanë.
Ambasada tha se Hoxha u përpoq t’u prezantonte bashkëbiseduesve amerikanë më shumë për Kosovën. Sipas saj, përvoja do ta ndihmojë t’ia përcjellë publikut njohuritë për vendimet amerikane që ndikojnë në Kosovë dhe rajon.
“Partnerë më të fortë. Qytetarë më të informuar. Siguri e përbashkët. Këto janë rezultatet që sjellin programet e shkëmbimit mes SHBA-së dhe Kosovës”
«Partnerë më të fortë. Qytetarë më të informuar. Siguri e përbashkët. Këto janë rezultatet që sjellin programet e shkëmbimit mes SHBA-së dhe Kosovës», tha Ambasada amerikane.




