Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha të martën, më 3 nëntor, se ajo, presidentja Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u vaksinuan kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Haxhiu e bëri të ditur vaksinimin përmes një postimi në Facebook dhe u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen. Ajo tha se gripi mund të përhapet më lehtë me rënien e temperaturave.
Sipas Haxhiut, pasojat e gripit mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
“Vaksinimi kërkon vetëm pak minuta dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet që mund të shkaktojë”
Vaksinimi i Shiroka-Pulës dhe Vitisë nuk është konfirmuar drejtpërdrejt nga institucionet shëndetësore, presidentja apo ministri.




