Ministri për Punë, për Familje dhe për Vlerat e Luftës Çlirimtare Andin Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe u zotua për mbështetje institucionale, njoftoi ministria.

Drejtoresha nacionale e organizatës, Nezahat Ramadani-Salihu, e njohu Hotin me veprimtarinë, programet dhe shërbimet e SOS Fshatrave të Fëmijëve.

Ministria tha se Hoti rikonfirmoi përkushtimin për bashkëpunim në hartimin e politikave për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.