Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku tha në një intervistë se kryeministri Albin Kurti e kishte dëshiruar dhe ndihmuar Gjykatën Speciale në Hagë. Pretendimi i Lushtakut nuk ka konfirmim zyrtar.
«Unë mendoj që Albin Kurti e ka ndihmu dhe dëshiru Gjykatën Speciale, sepse gjithmonë e ka pasur frikë Hashim Thaçin, Kadri Veselin», tha Lushtaku.
Ai tha gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje kishte përfituar politikisht nga burgosja e ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi dhe Kadri Veseli. Ky pretendim gjithashtu nuk ka konfirmim zyrtar.
“Unë mendoj që Albin Kurti e ka ndihmu dhe dëshiru Gjykatën Speciale, sepse gjithmonë e ka pasur frikë Hashim Thaçin, Kadri Veselin.”




