Kryeministri Albin Kurti tha të premten se Ministria e Punëve të Brendshme mund të japë informacion për furnizimin e Policisë së Kosovës me uniforma dhe pajisje.
I pyetur për pretendimet për mungesë pajisjesh, Kurti tha: «Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset». Ai shtoi: «Buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht».
Mungesa e raportuar e uniformave dhe pajisjeve nuk është konfirmuar nga ndonjë burim zyrtar. Nuk është konfirmuar as se ajo shkaktoi shtyrjen e diplomimit të gjeneratës së 63-të.
“Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset”
Kurti tha se mbi 300 kadetë të rinj pritet t’i bashkohen Policisë, rreth 30 për qind e tyre gra. Ceremonia e diplomimit ishte planifikuar për 6 nëntor, në orën 16:30.




