Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pritet të mbahet të hënën, më 9 nëntor, me mocionin për planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në rend dite.

Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00. Rendi i propozuar për seancën e ardhshme plenare përfshin edhe miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Në rend është paraparë edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike. Kuvendi nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt mbledhjen dhe pikat e propozuara të rendit të ditës.