Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet të hënën, 9 nëntor, në orën 11:00, për të shqyrtuar propozimin për rendin e seancës së ardhshme plenare.

Në propozim përfshihet interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike.

Për seancën parashihet edhe një mocion për planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe propozime e kërkesa të tjera.