Katër komisione parlamentare kanë planifikuar mbledhje të hënën, 9 nëntor, me komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt në agjendën e orës 13:00.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, e planifikuar për orën 10:00, do të shqyrtojë katër projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën. Ato përfshijnë çështje të ekstradimit, transferimit të personave të dënuar dhe bashkëpunimit juridik për çështjet penale. Një orë më vonë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka planifikuar takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Më pas, në orën 13:00, komisioni hetimor për rastin e Zekajt ka planifikuar të diskutojë organizimin e punës, kalendarin e aktiviteteve, dokumentet që do t’u kërkojë institucioneve dhe buxhetin e komisionit.