Rreth 40% e shpenzimeve shëndetësore në Kosovë mbulohen drejtpërdrejt nga qytetarët, sipas raportit të Komisionit Evropian për vendin. Barnat janë barra më e madhe, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta.
Buxheti i shëndetësisë për vitin 2025 ishte 358,8 milionë euro, por një pjesë e mjeteve nuk u shpenzua. Komisioni Evropian vlerësoi gjithashtu se blerja strategjike e produkteve shëndetësore mbetet e pamjaftueshme.
Në seancën e Kuvendit të enjten, 5 nëntor, deputetja e Aleancës Albana Bytyqi kërkoi rimbursimin e pacientëve për barnat e blera me mjete vetanake dhe më shumë buxhet për Ligjin për Sigurime Shëndetësore.
“Kërkesa jonë është në tri pika: të rimbursohen faturat për pacientët që kanë blerë me mjete vetanake barnat për shërim dhe, së dyti, të ndahet më shumë buxhet për Ligjin për Sigurime Shëndetësore.”
«Kërkesa jonë është në tri pika: të rimbursohen faturat për pacientët që kanë blerë me mjete vetanake barnat për shërim dhe, së dyti, të ndahet më shumë buxhet për Ligjin për Sigurime Shëndetësore», tha Bytyqi. Ajo tha se disa paciente me kancer kanë paguar deri në 10.000 euro për barna dhe i kanë dokumentuar shpenzimet.
Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ngriti çështjen e mjeteve të pashpenzuara, duke thënë se pacientët përballen me mungesë barnash dhe shërbimesh esenciale.




