Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale i kërkuan kryeministrit Albin Kurti krijimin e një granti të veçantë për shërbimet sociale.
KOMF-i përfaqëson 34 organizata. Në kërkesë, dy organizatat propozojnë që Qeveria ta shqyrtojë grantin përmes projektligjit për financat e pushtetit lokal dhe ta përfshijë atë në Buxhetin e vitit 2027.
Sipas tyre, financimi aktual është i pamjaftueshëm dhe i paqëndrueshëm. «Pavarësisht progresit në zhvillimin e kornizës ligjore, niveli aktual i financimit mbetet shumë prapa nevojave reale të fëmijëve dhe familjeve», thuhet në kërkesë.
“Pavarësisht progresit në zhvillimin e kornizës ligjore, niveli aktual i financimit mbetet shumë prapa nevojave reale të fëmijëve dhe familjeve.”
Organizatat thonë se granti do të mundësonte financim më të qëndrueshëm e të barabartë të shërbimeve sociale ndërmjet komunave.




