Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) e FSK-së përfundoi kursin e avancuar për snajper, njoftoi Forca e Sigurisë së Kosovës të premten, 6 nëntor.
Trajnimi teorik dhe praktik u zhvillua në ambientet e KDS-së në Ferizaj dhe në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, në Gjakovë. Kursin e udhëhoqën instruktorët e Qendrës së Stërvitjes Profesionale në KDS.
«Kursi kishte për qëllim avancimin e aftësive profesionale të pjesëtarëve në fushën e qitjes me snajper, si dhe zhvillimin e shkathtësive për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë», thuhet në njoftimin e FSK-së.
“Kursi kishte për qëllim avancimin e aftësive profesionale të pjesëtarëve në fushën e qitjes me snajper, si dhe zhvillimin e shkathtësive për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.”
Pjesëmarrësit u trajnuan në qitje në distanca të gjata dhe në përdorimin e sistemeve të ndryshme të armëve e kalibrave përkatës.




