Tre traktorë me rimorkio të improvizuara u ndaluan më 5 nëntor në Korminjan të Ranillugut, ku Dogana dhe Policia gjetën mallra me vlerë paraprake mbi 10 mijë euro.
Aksioni u zhvillua sipas planit “Gatishmëria Vepruese 2026”. Njësitet policore vendosën dy prita dhe ndaluan traktorët e tipit Rakovica.
Në mjete u gjetën 144 arka birre, 250 kilogramë mish i bluar, dy thasë me suxhuk dhe 324 pula të gjalla. U sekuestruan edhe dy printerë profesionalë, shtatë pajisje të rrjetit MikroTik dhe gjashtë monitorë 24-inç.
“Dogana dhe Policia e Kosovës mbeten të vendosura dhe të pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës”
Tre persona, shtetas të Kosovës, u ndaluan. Përfshirja e tyre në kontrabandë nuk është vërtetuar. Vlera përfundimtare e mallrave do të caktohet pas vlerësimit nga autoritetet kompetente, ndërsa rastin po e heton Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Jugu, në koordinim me prokurorin kompetent.




