Testet e katër shoferëve të ndaluar në Ferizaj treguan nivele alkooli nga 0,63 deri në 1,73 promilë, ndërsa Policia i ndëshkoi me gjoba dhe ndalim drejtimi.
Ndalimet u bënë në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha”, njoftoi Policia Rajonale e Ferizajt. A.L., 54 vjeç, kishte 1,73 promilë alkool dhe mori 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit.
J.M., 49 vjeç, rezultoi me 1,44 promilë, ndërsa SH.SH., 25 vjeç, me 1,19 promilë. Të dy u ndëshkuan me nga 300 euro gjobë, dy pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi. L.A., 56 vjeç, kishte 0,63 promilë dhe mori 200 euro gjobë, dy pikë negative e tre muaj ndalim.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë”
«Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë», tha Policia Rajonale e Ferizajt.




