Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren për shkak të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Punimet do të qëndrojnë të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.