Infermierja Vlora Makolli dëshmoi të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë se Maria Clara Urdangaray kishte dhimbje të forta pas rënies dhe se nuk pa askënd pranë saj gjatë vendosjes në autoambulancë.
Makolli, infermiere në QKMF në Fushë Kosovë dhe dëshmitarja e dytë në rigjykimin ndaj Endrit Nikës, tha se kishte qenë në vendngjarje me doktoreshën Blerina Gashi. Urdangaray u vendos në barelë e më pas në autoambulancë për t’u dërguar në QKUK.
Sipas dëshmisë së saj, pacientja gjëmonte nga dhimbjet gjatë ndihmës dhe transportit. Makolli tha se doktoresha komunikonte me të në anglisht, gjuhë që ajo vetë nuk e kuptonte, dhe se Urdangaray u pranua e gjallë në QKUK: «E kemi dërguar atje është pranuar e gjallë».
“Nuk e kam parë që ka qenë afër. Jo nuk ka pas», — Vlora Makolli, infermiere dhe dëshmitare”
E pyetur nga avokati i familjes, Leotrim Syla, nëse kishte parë dikë pranë pacientes gjatë vendosjes në autoambulancë, Makolli u përgjigj: «Nuk e kam parë që ka qenë afër. Jo nuk ka pas».




