Një grua që nuk mund të punonte për shkak të rrethanave ekonomike nisi punën dhe më pas iu bashkua edhe bashkëshorti, tregoi Iliriana Jaka Gashi, drejtoreshë e Women for Women.

Ajo foli për këtë histori në episodin e nëntë të podcastit “Rrugëtimi”, me redaktoren Jehona Hulaj. Sipas rrëfimit të saj, çifti krijoi një biznes në bujqësi.

«Ai ka dalë prej depresionit», tha Jaka Gashi, duke folur për gjendjen emocionale të bashkëshortit. Ajo tha se ka 15 vjet në këtë angazhim dhe se përvoja të grave të mbështetura nga programet e organizatës e kanë motivuar.

“Ai ka dalë prej depresionit”
— Iliriana Jaka Gashi, drejtoreshë e Women for Women