Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), hotelet në Kosovë pritën 79.154 vizitorë në shtator 2026, krahasuar me 64.727 në të njëjtin muaj të vitit 2025.
Nga numri i përgjithshëm, 29.928 vizitorë ishin vendorë dhe 49.226 të huaj. Numri i vizitorëve të huaj u rrit 24,9% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Shqipëria kryesoi për nga numri i vizitorëve të huaj, me 8.908, e ndjekur nga Gjermania me 5.485 dhe Turqia me 3.291.




