KRU “Hidrodrini” njoftoi të premten se ka vazhduar shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe në rajonin e Novosellës dhe Vitomericës.
Inspektorët rajonalë të kompanisë e zhvilluan aksionin me asistimin e Policisë Rajonale të Pejës.
Kompania u bëri thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë detyrimet ose të kërkojnë riprogramimin e borxhit me këste, për të shmangur shkyçjen dhe shpenzimet shtesë.
“Paguani borxhin ose riprogramojeni me këste, shmangni çkyçjen dhe shpenzimet shtesë!”




