Video e përleshjes ku u vra Premtim Gashi u shfaq në seancën e 5 nëntorit të rastit “Capat dhe Sekiraqët”. Gjyqtarja Fatime Dërmaku urdhëroi që incizimet të mos publikoheshin, pas kërkesës së palës së dëmtuar.
Prokurori Bashkim Zeqaj tha se në pamje shihet Robert Llumnica duke u plagosur dhe më pas duke qëlluar Gashin nga rreth një metër largësi.
Gjatë seancës, Dërmaku i kërkoi prokurorit të sqaronte kë pretendon Prokuroria se e ka vrarë Sekiraqa dhe çfarë veprimi i atribuohet secilit të akuzuar.
“Edhe mos t’ish Roberti, neve na kishin vra krejt”




