Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, njoftoi se aktiviteti do të mbahet më 5 nëntor, në orën 12:00, para Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Syla tha se synimi është të shprehet solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe pakënaqësia ndaj procesit gjyqësor në Hagë. «Organizatat e dala nga lufta, veteranët dhe familjet e dëshmorëve do të organizojmë një aktivitet simbolik», tha ai.
Syla njoftoi se kanë kontaktuar me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dhe u kanë kërkuar kryetarëve e administratave komunale të dalin para objekteve të komunave në të njëjtën orë.
“Nesër bëhen gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Me këtë rast, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur solidaritetin tonë me ish-krerët e UÇK-së.”




