Kriza politike ka ngadalësuar investimet publike dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, tha të shtunën ish-zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi.
«Pasojë më e qartë ka qenë koha e humbur për vendimmarrje, financim dhe zbatim të projekteve», tha Gashi. Ai nuk dha një vlerësim të saktë të kostos, duke thënë se ajo mund të përcaktohet pas shqyrtimit të vonesave dhe detyrimeve për secilin projekt.
Gashi përmendi garancinë bankare të kërkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare. Ai iu referua një raportimi se garancia nuk ishte dorëzuar në kohën kur ishte publikuar ai informacion dhe se një përfaqësues i Ministrisë së Sportit e kishte vlerësuar shumën në rreth 2 milionë euro.
“Kriza politike ka ndikuar ndjeshëm në ritmin e investimeve publike dhe në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. Pasoja më e qartë ka qenë koha e humbur për vendimmarrje, financim dhe zbatim të projekteve”
Ai kërkoi që Qeveria, Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës të dakordohen për garancitë financiare dhe të publikojnë një kalendar të përbashkët për financimin, tenderimin dhe përfundimin e objekteve.




