Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura nxorën të enjten në mëngjes trupin e Hamit Ibros nga rrënojat e ndërtesës së dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan.
Shpërthimi ndodhi të mërkurën në një apartament dhe shembi muret e tij dhe shkallët e ndërtesës. Nga ngjarja humbi jetën edhe një grua 82-vjeçare, ndërsa 10 persona të tjerë u trajtuan në spital për asfiksi dhe ishin jashtë rrezikut për jetën.
Ndërtesa u shpall e pabanueshme dhe banorët u evakuuan. Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar; dyshimi paraprak për një bombol gazi nuk është konfirmuar.




