Zhegrova mund të nisë nga minuta e parë për Juventusin në ndeshjen e së dielës kundër Fiorentinës, më 8 nëntor.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, po shqyrton mundësinë që sulmuesi kosovar të zërë vendin e Nick Woltmade. Formacioni titullar nuk është konfirmuar.

Nëse aktivizohet nga fillimi, kjo do të jetë hera e parë që Zhegrova nis një ndeshje të Serie A këtë sezon. Ai është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e nëntorit.

“Woltmade nuk është në formën më të mirë. Edon Zhegrova mund të hyjë në formacionin e Spallettit, duke qenë startues në Serie A për herë të parë”
— Sky Sport, sipas Sinjalit dhe Reporterit