DOKU.TECH nisi të premten edicionin e 13-të në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me inteligjencën artificiale dhe inovacionin në qendër.
Ngjarja organizohet nga The Foundation House, ish-IPKO Foundation, me moton “The Future is Calling”. Në hapje folën kryeministri Albin Kurti dhe Teresa Crawford, kryetare e Bordit dhe kuratore e konferencës.




