Juristi Blerim Burjani tha të dielën se PDK-ja mund të jetë duke shqyrtuar përshtatjen e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale me kërkesat e BE-së.
«Për mendimin tim, PDK-ja po kalkulon dhe po shikon se si t’i përshtatë ndryshimet edhe me kërkesat e BE-së», tha Burjani. PDK-ja nuk e ka konfirmuar se po zhvillon diskutime për këtë çështje.
Sipas vlerësimit të Burjanit, zbatimi i ndryshimeve kërkon pajtimin e BE-së. «Pra, për ndryshimet duhet të pajtohet edhe BE-ja, nëse duan ta zbatojnë», tha ai.
“Për mendimin tim, PDK-ja po kalkulon dhe po shikon se si t’i përshtatë ndryshimet edhe me kërkesat e BE-së.”
Procesi për ndryshimin e ligjit është kthyer në Kuvend për shqyrtim të sërishëm pas veprimeve të presidentes. Miratimi kërkon së paku 61 vota; nuk është konfirmuar nëse ndryshimet do ta sigurojnë këtë numër apo nëse BE-ja është pajtuar me to.




