Mbi 9,1 milionë euro janë paguar për blegtorinë dhe sipërfaqet bujqësore, ndërsa Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) njoftoi të premten se pagesat direkte po vazhdojnë.
Për blegtorinë janë paguar 1.454.290 euro për 1.149 fermerë. Për sipërfaqet bujqësore kanë përfituar 4.475 fermerë, të cilëve janë paguar gjithsej 7.716.860 euro.
Përfitues janë edhe 153 biznese, me gjithsej 1.036.387 euro. AZHB-ja tha se për pagesa direkte kanë aplikuar 33.460 fermerë. Agjencia tha se po vazhdon punën për ekzekutimin e pagesave të parapara për fermerët që kanë aplikuar.
“AZhB po vazhdon punën intensive për ekzekutimin e të gjitha pagesave të parapara për fermerët që kanë aplikuar në kuadër të këtij procesi, ku kanë aplikuar gjithsej 33 mijë e 460 fermerë”




