Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se institucionet duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat nuk janë rekomandime.
Zemaj foli në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) për nismën legjislative qytetare lidhur me moszbatimin e këtyre vendimeve. Tryeza u mbajt me rastin e publikimit të analizës së IKD-së «Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese».
«Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të shihen si rekomandime, por ato janë të obligueshme», tha Zemaj. Ai shtoi se respektimi i akteve që burojnë nga Kuvendi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për LDK-në.
“Në një shtet demokratik vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të shihen si rekomandime, por ato janë të obligueshme”
Zemaj tha se në diskutimet që prekin interesat jetike të shtetit duhet të marrin pjesë të gjitha partitë politike.




