Protestuesit që kërkonin llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt iu drejtuan kryeministrit Albin Kurti në DokuTech të enjten; një pjesëtar i sigurimit kapi për krahu një protestues që iu afrua veturës dhe e largoi.
Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 13-të të DokuTech. Teksa po hynte në veturë, një protestuese i kërkoi përgjigje: «Kryeministër, dojmë përgjigje».
Nuk është bërë e ditur nëse protestuesi pësoi lëndime. Kurti, sigurimi i tij dhe Policia e Kosovës nuk kanë dhënë reagim për incidentin.
“Kryeministër, dojmë përgjigje”
Protestuesit kishin takuar kryeprokurorin e shtetit para se t’i drejtoheshin Kurtit.




