Deputeti i LDK-së Armend Zemaj kritikoi më 5 nëntor në Kuvend menaxhimin e shëndetësisë, duke thënë se një pjesë e buxhetit prej 358 milionë eurosh për vitin 2025 nuk u shpenzua.
Duke iu referuar Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, Zemaj tha: «Komisioni Evropian konstatoi se në vitin 2025, buxheti për shëndetësi arriti në 358 milionë euro». Ai shtoi se qytetarët përballen me mungesë të barnave dhe shërbimeve esenciale, ndërsa pacientët blejnë vetë barna e terapi.
Zemaj kritikoi edhe zbatimin e programeve shëndetësore dhe e përshkroi sistemin informativ shëndetësor si të fragmentuar dhe jofunksional.
“Ky raport e rrëzon propagandën qeveritare për suksesin në shëndetësi”




