Xhiroja e tetë e Superligës së basketbollit zhvillohet të dielën, me Golden Eagle Yllin që pret Bashkimin dhe Trepçën që pret Rahovecin 029.
Ndeshja në Suharekë vë përballë Yllin, me katër fitore e tri humbje, dhe Bashkimin, që kryeson renditjen me gjashtë fitore e një humbje. Në takimin e parë të sezonit, Bashkimi fitoi 96:60.
Kampionia në fuqi Trepça e pret Rahovecin 029 në palestrën “Minatori”, pas katër fitoreve radhazi në kampionat. Përballja e parë mes tyre përfundoi 106:101 për Trepçën.




