Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se kryeministri Albin Kurti duhet të përfshihet në përgjegjësinë për gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve.

«Ka ardhur koha të veçohet kryeministri Kurti», tha Rexha, teksa komentoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Rexha tha se AGK-ja e ka denoncuar vazhdimisht gjuhën që ai e cilësoi denigruese dhe sulmuese ndaj gazetarëve.

“Ka ardhur koha të veçohet kryeministri Kurti.”
— Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës