Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese për të avancuar drejt anëtarësimit në BE, tha komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Kos e paraqiti më 4 nëntor raportin e progresit për vendet kandidate para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian. Ajo tha se Maqedonia e Veriut ka treguar përkushtim ndaj reformave, por duhet të dëshmojë vendosmëri edhe për integrimin evropian.
«Kushtet janë të qarta: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022», tha Kos.
“Kushtet janë të qarta: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022.”
Ajo tha se Komisioni Evropian do të vazhdojë ta mbështesë vendin dhe se synon hapjen e grupit të parë sapo të përmbushen kushtet. Sipas Kos, është shënuar përparim në punën teknike për standardet e hapjes së Klasterit 1.




