Fluturimi JU134 i Air Serbia, i nisur nga Beogradi drejt Moskës më 3 nëntor, u kthye në Beograd pasi ndryshoi drejtim mbi Lituani.

Avioni u ul në Beograd para orës 22:00. Në evidencën zyrtare të Aeroportit “Nikola Tesla” figuronin fluturimi JU134 dhe një hyrje tjetër, JU134D, për Moskë, e shënuar si e devijuar.

Nuk është sqaruar nëse hyrja JU134D shënon administrimin e devijimit apo një fluturim të ri. Po ashtu, nuk është konfirmuar zyrtarisht kush ishte në bord, kush urdhëroi kthimin apo cila ishte arsyeja.

“Kush po ikën sonte drejt Moskës?”
— Srgjan Milivojević, kryetar i Partisë Demokratike