Deputeti i LDK-së Arben Gashi tha më 4 nëntor se mendon se i plotëson kushtet për garë dhe do t’i shqyrtojë mundësitë për të synuar drejtimin e partisë.
«Mendoj se ka ardhur koha t’i shoh mundësitë se si bashkërisht ta bëjmë LDK-në dhe Kosovën më të mirë», tha Gashi në emisionin “Politiko”. Ai nuk konfirmoi shprehimisht se ka marrë vendim për kandidim.
Gashi tha se gara duhet të zhvillohet përmes një procesi të rregullt dhe se për drejtimin e LDK-së duhet të vendosë elektorati i partisë. Ai i cilësoi Lumir Abdixhikun, Përparim Ramën dhe të tjerët si asete të LDK-së.
“Mendoj se ka ardhur koha t’i shoh mundësitë se si bashkërisht ta bëjmë LDK-në dhe Kosovën më të mirë.”




