Wolt nisi të enjten, 5 nëntor, shërbimin në Pejë, qytetin e pestë në Kosovë ku operon platforma.

Sipas kompanisë, banorët mund të porosisin çdo ditë nga ora 08:00 deri në 23:00. Shërbimi përfshin mbi 80 biznese partnere dhe dërgesa në një rreze deri në 6 kilometra. Mes partnerëve të parë janë KFC, Heb’s, Burger King, Sach Pizza, SPAR, Nona, Muzamana dhe Qebaptore Fidan Gega.

“Po vijmë në Pejë me mbi 80 partnerë që nga dita e parë”
— Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri.