San Antonio Spurs mposhtën Dallas Mavericks 112:111, ndërsa Victor Wembanyama regjistroi 52 pikë, 24 kërcime dhe 8 bllokada.
Me këto shifra, Wembanyama u bë lojtari i parë që nga Bob McAdoo, më 1974, që shënon së paku 50 pikë, kap 20 kërcime dhe regjistron 5 bllokada në një ndeshje.
Luka Donçiq shënoi 40 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime në fitoren 116:103 të Los Angeles Lakers ndaj Sacramento Kings. Ai realizoi së paku 35 pikë për ndeshjen e gjashtë radhazi dhe kaloi 300 pikë në tetë ndeshjet e para të sezonit, arritje që NBA-ja e kishte parë për herë të fundit te Michael Jordani më 1988/89.
Nikola Jokiq shënoi 32 pikë, dha 11 asistime dhe kapi 10 kërcime në fitoren 128:109 të Denver Nuggets ndaj Toronto Raptors. Ky ishte “triple-double”-i i tij i tretë këtë sezon.




